Nga Zonja Katerina
Përbërësit

12 peta byreku, 1 kg qepë, 1 kg domate, 1 filxhan vaj, 1 lgj koncentrat perimesh, Kripë, piper.


Përgatitja

Kaurdisim qepët të prera në gjysëmrrathë derisa të zbuten dhe të ulin vëllimin. Shtojmë më pas domatet të prera në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të thithen lëngjet e tepërta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.


Vendosim në furrë 6 petë të piqen. Petët i vendosim 3 e nga 3.


Ndërkohë lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe shtrojmë 3 petë jo të pjekura. I spërkasim petët me pak vaj dhe më pas hedhim nga masa e përgatitur me qepë dhe domate. Vendosim mbi mbushjen e byrekut 3 petë të pjekura, bëjmë përsëri një shtresë me qepë dhe domate, një shtresë me 3 petët e tjera të pjekura, një shtresë me qepë dhe domate dhe në fund 3 petë të pa pjekura.

E spërkasim byrekun me pak ujë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Etiketa: