Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 pako peta të pjekura, 1 litër qumësht, 4-5 kokrra vezë, 100-150 gr gjalpë, 1 lgj vaj për tavën, Kripë, piper.

Përgatitja

Vendosim fillimisht qumështin të ngrohet. Ndërkohë rrahim vezët dhe më pas shtojmë qumështin e ngrohur dhe gjalpin e shkrirë.

Lyejmë tavën me pak vaj dhe vendosim dy petët e para. I njomim mirë petët me masën e përgatitur me qumësht dhe vezë dhe vazhdojmë ashtu me rradhë vendosjen e petëve të pjekura duke i lagur herë pas here me qumësht. Në fund e spërkasim byrekun me pak gjalpë të shkrirë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

(VILA24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb