Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 pako peta, 500 gr spinaq, 3-4 qepë të njoma, 2 tufëza koper, 1 tufëz majdanoz, 1 filxhan kafeje oriz, 2 lgj gjalpë, 2-3 lgj vaj ulliri, 3-4 kokrra vezë, 1 filxhan çaji qumësht, 1 filxhan ujë të gazuar, 200 gr djathë, Dhjozem të thatë ose të njomë,
Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja

Lajmë mirë spinaqin e grijmë imët dhe e vendosim në një tas ku shtojmë qepët e njoma, erëzat, orizin, vajin, kripën dhe piperin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit.

Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe shtrojmë 3 petë. Vendosim më pas gjysmën e sasisë së djathit duke e thërrmuar mbi petë. E spërkasim me piper të zi, piper të kuq dhe dhjozëm të thatë ose të njomë. Shtrojmë 3 petë të tjera dhe mbi to vendosim mbushjen me spinaq. Vendosim përsëri 3 petë dhe një shtresë tjetër me djathë spërkatur me piper të zi, piper të kuq dhe dhjozëm. E mbulojmë byrekun me 2-3 petë në fund dhe e presim në racione.

Rrahim vezët, më pas hedhim qumështin dhe ujin e gazuar. Nëse duam mund të shtojmë dhe pak arrë moskat. Masën e përgatitur e hedhim mbi byrek, e lemë për 10 minuta që byreku ta përthithë qumështin dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb