Nga: ZONJA KATERINA


4 peta byreku, 1 kg spinaq , 1 qepë të thatë, 200 gr kos, 2 kokrra vezë, 5-6 lgj vaj ulliri, 2 tufëza koper, 1 tufëz majdanoz, Kripë, piper

Petat mund t’i kemi të gatshme ose mund t’i përgatisim vetë me 400-500 gr miell, 1 lugë supe raki ose uthull, 1 lugë supe vaj, ½ lugë kafeje kripë dhe ½ gotë ujë të vakët. Zihet brumi dhe lihet të pushojë për 10 minuta. Më pas hapim 4 petë, dy petë për poshtë dhe dy për lartë.


Përgatisim mbushjen e byrekut. Lajmë mirë spinaqin dhe e grijmë trashë, e vendosim në një enë të thellë me ujë dhe e lemë të zbutet.


Kaurdisim qepën me dy lugë vaj ulliri dhe më pas shtojmë spinaqin të kulluar mirë. E trazojmë spinaqin derisa të ulë vëllimin dhe e rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat. Më pas shtojmë kosin të trazuar me vezët si dhe erëzat e freskëta.

Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe vendosim dy peta të spërkatura secilën me yndyrë. Vendosim masën e përgatitur dhe e mbulojmë byrekun me dy petët e tjera përsëri të spërkatura me yndyrë. E presim byrekun në racione dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Etiketa: