Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit:

10 peta ose 1 pako
2 lgj gjalpë

Për mbushjen:
250 gr djathë
200 gr gjizë
150 gr sallam të tymosur (grirë në rende)
1 spec gogozhare (grirë në rende)
1 spec jeshil (grirë në rende)
1 filxhan miell ermik
20 gr pluhur pjekës
Kripë, piper

Për salcën:
4 kokrra vezë
1 filxhan qumësht
¾ filxhan vaj misri
1 filxhan ujë sode

Lyejmë një formë keku me gjalpë. Përziejmë të gjithë përbërësit e mbushjes në një tas të madh. Hapim petat një nga një në tryezën e punës dhe i spërkasim me mbushjen. I rrudhosim më pas dhe i vendosim në formën e kekut duke vendosur 1 petë në gjysmën e tavës dhe 1 në anën tjetër pa i ngjeshur. Kështu veprojmë me të gjitha petët sa të mbushet forma.

Rrahim vezët duke shtuar qumështin, vajin dhe ujin e sodës dhe e shtojmë mbi sufle. E lemë 10 minuta në mënyrë që të përthithen lëngjet dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 50-55 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb