Sipas Listës së të Dhënave të Byrosë Botërore të Popullsisë 2017, toka do të banohet nga 9.8 miliardë njerëz deri në vitin 2050. Kjo përfaqëson një rritje prej 31 për qind në vetëm 33 vjet dhe ngre shqetësime ekzistuese rreth kërcënimit të mbipopullimit, nënvizon raporti.

Sipas tij, popullsia e vendit tonë do të ulet, nga mesatarisht 2.9 mln në 2.6 mln në 2050. Harta tregon se Shqipëria ndodhet në mesin e shteteve që do të pësojnë tkurrje të popullsisë së tyre, por të lehtë. Në rajon, tkurrjen më të madhe do ta ketë Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa mbipopullimi shihet në SHBA, Rusi , disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikane.

Sipas të dhënave të tjera të ofruara për Shqipërinë, theksohet se popullsia e moshës nën 15 vjeçe ka pësuar rritje me 18 %, ndërsa ajo mbi 65, rritje me 13 %. Norma e fertilitetit aktualisht ka rënë në 1.6 dhe përdorimi i mjeteve të planifikimit familjar është rritur, 69 % e femrave të martuara e aplikojnë atë. Jetëgjatësia e shqiptarëve është 77 vjeç sipas raportit, ndërsa kemi 11 lindje për 1000 banorë.

albania-1

Raporti thekson nga ana tjetër, se rritja e popullsisë botërore ngre çështje të rëndësishme mbi racën njerëzore. Aktualisht, sipas raportit, ne po përdorim 1.7 herë burimet që duhet të përdoren në një vit dhe ky problem do të jetë në rritje me rritjen e popullsisë botërore.

Ndërsa shifrat e Instat tregonin se këtë vit popullsia ishte rritur me 1 mijë banorë. Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001. Në 1 Janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte në 1 Janar 2016. Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive me rrerth 11 mijë persona. Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ.
Për herë të parë pas vitit 2001, shtesa natyrore tejkaloi migracionin neto, duke rezultuar në një rritje të lehtë të numrit të popullsisë banuese në 1 Janar 2017. /Monitor/

countries

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb