TIRANË- Drejtori i Informacionit në News 24, Enton Abilekaj deklaroi sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 se projekti i palëve politike për ngritjen e Byrosë Hetimore është i pranueshëm. Vullneti i politikës për ta ngritur këtë institucion, sipas tij shihet si një garanci që ky institucion do funksionojë.

“Nga palët është prezantuar një projekt i pranueshëm që na jep një organ të ri hetimor. Kemi të bëjmë me ligjin për ndryshimin e policisë së shtetit jo me prokurorinë. Pra, byroja kërkon hetimin e zyrtarëve të lartë, nevoja është e vjetër, por nuk mund të bëhet nga Prokuroria. Ashtu siç nuk mund të bëhet nga Policia. Kur ndeshesh me njerëz me imunitet, me zyrtarë të lartë, ka hezitim”.

Abilekaj sqaroi edhe rekomandimet e Komsionit të Venecias në lidhje me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Komisioni i Venecias nuk ka thënë asgjë më shumë se sa duhet parë varësia e këtij institucioni. Ka sugjeruar që kjo byro të jetë sa më e pavarur”.

Por a konsiderohet Byroja si një institucion që varet nga Prokuroria? Abilekaj thotë se Byroja e Hetimit është policia e Krimeve të Rënda që kryen nga zyrtarë të lartë.

“Dretuesi i byrosë tregon varësinë e byrosë, propozohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Fakti që Prokurori mund të japë pëlqimin me shkirim apo jo mund të jetë një lloj garancie. Hetimi parësor bëhet nga policia, byroja nuk ngre akuzë ia kalon Prokurorisë. Nëse kemi Prokurorinë e Krimeve të Rënda që e gjykon se duhet çuar apo jo në gjykatë, do kalojë nga ajo dhe nga gjykatësit e Krimeve të Rënda. Para Byroja e Hetimit është policia e Krimeve të Rënda e kryer nga zyrtarë të lartë”.

Funksionimin e këtij institucioni Abilekaj e lidh me vullnetin që politika ka për ta ngritur atë. “Prokurori i Përgjithshëm nuk ka ngritur akuza të nivelit të lartë, tani kemi një ngritje të nivelit të hetimit me një mbështetje dhe vullnet politik. Kemi vullnet për të hetuar krimin e zyrtarëve të lartë. Do kemi dosje që humbisnin në prokurori. Tani do kenë një rrugë të përcaktur, nuk do enden nga një prokurori në tjetrën. Kemi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, gjykatën dhe Byronë e Hetimit”.

Duke komentuar qendrimin e LSI-së në lidhje me ngritjen e Byrosë së Hetimit, Drejtori i Informacionit në News 24 u shpreh se nuk ka ndonjë rrezik që Byroja të kontrollohet nga politika.

“LSI u deklaruar sot se kërkonte Byronë pavarësisht se si do të ishte. Sot Vasili u deklarua se jemi dakord me këtë variant, jemi dakord me çdo lloj varianti. Jemi në një rrugë ku më në fund mund të hidhet një hap i rëndësishëm. Tani kjo Byro nuk do ta gjejë rrugën e gjykatës pa garancinë e prokurorisë. Ky prokuror është një garanci që nuk do të ketë akuza politike në gjykatë, sepse do të filtrohen nga prokuroria që drejton Llalla sot. Me këtë situatë që është sot nuk mendoj se ka ndonjë rrezik për kontrollin e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga politika”.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: