Byzylyku i artë që Kim Kardashian mori si dhuratë për ditëlindje nga vajza e saj North mendohet se ka kushtuar shtrenjtë.

Zinxhiri me ar e me diamant, i gdhendur me porosi vlerësohet të jetë me çmim deri në 20 mijë dollarë, tha për People, Livia Landau, CEO e markës së bizhuterive “The Clear Cut”. Ekspertja e bixhuterive vlerësoi se çdo diamant ishte rreth 0.08 deri në 0.10 karat.

Kim Kardashian2
Kim Kardashian2

“Aty duket gjithashtu të jetë një pllakë e fortë e gdhendur ‘Skibidi Toilet’”, tha Landau. “Shuma e vlerësuar për këtë zinxhir mund të jetë 15 mijë deri në 20 mijë dollarë”, tha ajo. Byzylykun, Kim e mori nga vajza North.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb