C.Ronaldo as që ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, ky është një fakt që portugezi e ka shprehur në çdo dalje publike, madje tani CR7 është gati të firmos kontratën e tij të re. Ronaldo-s i skadon kontrata aktuale me Al Nassr në 2026, por palët kanë gjetur një akord total për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre.
Ronaldo nuk është thjesht një futbollist në klubin saudit, por më shumë se sa kaq, është një ambasador i këtij vendi i cili në 2034 do të mirëpres Botërorin. Sipas mediave saudite, Ronaldo i ka premtuar besnikëri klubit Al Nassr pavarësisht se këtë periudhë është përfolur për një transferim të mundshëm në MLS, në SHBA, për të vijuar atje betejën e përjetshme me rivalin e tij më të madh, Leo Messi.
Mediat në vendin saudit bëjnë me dije se Ronaldo të rinovojë me të njëjtat kushte financiare, 200 milionë euro në vit, pavarësisht se në shkurt legjenda portugeze do të mbush 40-vjeç.
(BalkanWeb)