Rama thotë: “Bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejtë nga bashkimi Europian për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat e agjendës kombëtare të reformave dhe 34 kalojnë përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin në infrastrukturë. Besoj se kjo është një tjetër shenjë shumë e qartë e faktit që ne jemi duke ecur me shpejtësi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”.
Por çfarë janë 64,5 milionë euro? Rama me kast nuk e thotë.
BE e thotë qartë, Shqipëria mori 30 milionë euro KREDI KONCENSIONARE për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Axhendës së Reformës së vendit. Parafinancimi i mbetur prej 34.5 milionë euro, përbëhet nga 10 milionë grante edhe sërisht 24 milionë KREDI të do t’i injektohet drejtpërdrejt BIF-it (Western Balkans Investment Framework) për investime në infrastrukturë në Shqipëri.
Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësinë të marrë deri në 922.1 milionë euro KREDI në total nga Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor. në këmbim të reformave në sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.
Një ditë më parë, BE njoftoi se kishte bërë pagesën e parë prej 7% të shumës për Maqedoninë e Veriut. 7% ka marre sot edhe Shqipëria. Së shpejti pagesa do t’i bëhet edhe Serbisë.
Kosova nuk e ka ratifikuar “marrëveshjen e huasë” me BE-në në Parlament dhe derisa ta bëjë këtë nuk mund të marrë pagesen e parë prej 7% të shumës që i është akorduar (880 milionë euro)
E pra, asgjë për t’u mburur veç propagandës!
(BalkanWeb)