Kryetari i PS, Edi Rama u ka bërë thirrje socialistëve që të aplikojnë në platformën “Deputeti që duam” në mënyrë që të bëhen pjesë e politikës.

Ai u shpreh se pazari i politikës ka shumë dyer, por PS është e vetmja rrugë për të rinjtë e të reja që duan të jenë pjesë e kësaj bote.

“Gratë dhe vajzat nuk duhet të ngurojnë që të synojnë dhe të reagojnë për të qenë pjesë e programit tonë. Disa na e bëjnë politikën si skëterrë, ku ka kafshëri dhe ku të gjithë janë dreqër me brirë. Mjafton që mos ta ndash me ta dëshirën tënde për t’u angazhuar dhe mos ta hapësh tv dhe mos të klikosh në portale. Duhet të sjellësh atë shikim drejt të ardhmes. Ne jemi ndryshe, edhe Shqipëria është ndryshe. Shikoje platformën si derë që mund të trokasësh pa ndërmjetëse, apo nëse hapet, të del ndonjë i shëndoshur dhe i përgjumur dhe të thotë; ça do mo vlla, ik o vlla, se kemi punë. Regjistrohu, shprehe dëshirën tënde dhe mos prit që të dalësh në pah. Unë nuk i siguroj dot ata të cilëve do të garojnë për deputetë dhe të provojnë që mund të punojnë denjësisht për këtë parti, por i siguroj se nëse dikush do të bëhet deputet i Kuvendit, apo që marrë të tjera përgjegjësi siç ka ndodhur me platformën e 2021-shit, s’ka asnjë derë tjetër që bën punë. Pazari i politikës ka plotë dyer, por PS është e vetmja derë që do të ecë dhe e ka një mundësi reale. Unë jam po ai që them; besojeni se PS është ndryshe. Janë ça që i kanë mësuar përmendësh fjalën; Shqipëri, integrimi, solidaritet, por merren me llafe. Për të bërë betejë bashkë me ne dhe për t’i ngjitur më tutje majat e reja përtej asaj të 2030-ës, dhe të bëjë krenar këdo për veten e tij si anëtar i një partie, është vetëm kjo familje e madhe që quhet PS.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb