Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku u vra një 14-vjeçar.
Shoferi i furgonit që merrte shpesh në makinë adoleshentin tha në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti se Martini ishte djalë i mirë. Ai tha se atë ditë, disa kalamaj i kanë thënë se “kanë therur Martinin” dhe më pas mori vesh lajmin e kobshëm.
Shoferi ka thënë më tej se ditën e premte, një burrë i ka bërtitur Martinit. Sipas tij, Martini ishte nxehur atë ditë pasi një burrë i ka bërtitur dhe shante gjithë rrugës. Sipas shoferit, nëse hapen kamerat, gjendet burri që ka qëlluar me shpullë Martinin.
Shoferi që merrte në makinë 14-vjeçarin: Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante.
I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës.
(Balkanweb)