TIRANË- Të rinjtë e FRPD janë frymëzuar nga emisionit që transmetohet çdo të enjte në News24 “Të Paekspozuarit” dhe kanë firmosur në çadrat e ngritura peticionin “pro” vettingut por jo me emrat e tyre.

Të rinjtë e FRPD me maska në fytyrë si disa prej personazheve më të lakuara të momentit si të lidhur me botën e krimit, kanë firmosur në emrat e ish-deputetit Mark Frroku, kryebashkiakëve Artur Bushi e Artur Bardhi apo personazheve Emiljano Shullazi dhe Lulzim Berisha. Një simbolikë për të treguar se kush po e bën vettingun, sipas të rinjve të FRPD.

Dy prej personazheve në peticionin e vettingut janë aktualisht në burg për krime të rënda. Ndërsa në emisionin e kaluar “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi u zbulua skandali se si një person mund të firmosë sa herë të dojë në peticion. Një prej gazetarëve të emisionit firmosi 10 herë në çadrat e ngritura rreth e rreth Tiranës ‘pro’ vettingut.

FRPD vetting

NË PETICION FIRMOSËN

Artur Bushi
Mark Frroku
Artur Bardhi
Emiljano Shullazi
Lulzim Berisha

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: