Alen Sherri do të ketë një rival të ri duke filluar nga sot sa i përket formacionit titullar mes shtyllave të portës së Kaljarit. Portieri i cili iu bashkua klubit të Sardenjës gjatë verës, tashmë nuk do të ketë Simone Skufet si portierin me të cilin do të rivalizojë për një vend.

Kaljari dhe Napoli kanë gjetur një akord për transferimin e Skufet te napolitanët, të cilët e shohin atë si një alternativë të rëndësishme për portën, duke e bërë zëvendësueisn e titullarit Meret. Ndërkohë, rrugëtimin në anën e kundërt do ta bëjë Elia Kaprile, portieri 23-vjeçar i cili spikati në vitin e kaluar te Empoli në Serinë A.

Të dy portierët janë në formë huazimi deri në fund të sezonit. Një marrëveshje që ndihmon deri diku Sherrin për të konsoliduar pozitat e tij te Kaljari dhe për të hedhur kandidaturën që ai të jetë i paprekshmi i portës së sardëve, nëse do të arrijë të fitojë duelin me Kaprilen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb