Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin Qafë Thanë-Prrenjas.
Gazetari Fatmir Popja, ka raportuar se serbatori i një trajleri që transportonte naftë ka pësuar defekt (është çarë)dhe për pasojë një sasi e madhe e karburantit është shpërndarë në mes të rrugës.
Zjarrfikësja po bën të mundur pastrimin pasi nga nafta e derdhur është krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.
(BalkanWeb)