Në një studim të ri, shkencëtarët kanë zbuluar se një komponent i gjetur në çajin e gjelbër mund të ndihmojë që të reduktohet rreziku i formimit të kancerit të prostatës tek meshkujt të cilët përballen me një rrezik më të madh nga ky lloj i kancerit.

Ekipi i studiuesve vlerësuan sigurinë dhe efektivitetin e përbërësve aktiv në çajin e gjelbër të quajtur ‘katekinë’, për të parandaluar zhvillimin e kancerit të prostatës tek meshkujt të cilët kanë lezione premalinje. 20% e çajit të gjelbër konsumohet në vendet aziatike, ku normat e vdekjes nga kanceri i prostatës janë ndër më të ulëtat në botë dhe rreziku nga kanceri i prostatës duket të jetë më i lartë tek meshkujt të cilët nuk konsumojnë çaj të tillë.

Studimet laboratorike kanë treguar se katekinët pengojnë rritjen e qelizave të kancerit, lëvizshmërinë dhe përhapjen, duke stimuluar kështu vdekjen e qelizave të kancerit. Katekinët e çajit të gjelbër gjithashtu parandalojnë dhe reduktojnë rritjen e tumorit. Epigallokatekin-3-gallate (EGCG) është katekini më i fuqishëm që gjendet në çajin e gjelbër, përgjegjës për parandalimin e kancerit. Ky studim ishte publikuar në revistën ‘Cancer Prevention Research’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: