Vuani nga sëmundja e osteoporozës?! Tashmë studimet më të fundit kanë zbuluar një zgjidhje; çajin e zi. Ky produkt ka një efekt tepër të rëndësishëm kundër sëmundjes kur kockat bëhen të dobëta e të brishta.

Studimi tregon se kimikatet e shëndetshme që gjenden në bimën e çajit të zi, të njohura si “flavonoids”, mund të ndihmojnë në uljen e numrit e të prekurve nga sëmundjet e kockave.

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë deklaruar se këto lloj kimikatesh antioksiduese ulin rrezikun e prekjes nga sëmundje si kanceri, apo sëmundje të zemrës. Por, zbulimi më i fundit tregon se pirja e çajit është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur kockat e trupit gjatë procesit të plakjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: