Ekzistojnë dhjetëra-qindra lloje çajrash të cilët janë të dobishëm për shëndetin. Por kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar një lloj çaji që ndihmon personat që vuajnë nga diabeti.
Sipas ekspertëve fletët e fikut kanë cilësi kundër qelizave kancerogjene dhe kundër sheqerit, të cilat rregullojnë nivelin e insulinës dhe të kolesterinës në gjak, pengojnë diabetin dhe ulin rezistencën e insulinës.

Njerëzit të cilët tashmë janë sëmurë nga sheqeri, këshillohen të pinë çajin nga fletët e fikut, sepse disa shkencëtarë besojnë që në këtë mënyrë do të mund të shërohen plotësisht.
Gjithashtu, këto fletë janë të mira për rregullimin e nivelit të triglicerideve, përkatësisht yndyrës trupore, transmeton Telegrafi. Trigliceridet janë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të numrit të madh të organeve të trupit, mirëpo nëse depozitohen në inde, mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore si dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.

Me ndihmën e fletëve të fikut mundeni madje edhe të pengoni shfaqjen e të thatit, nevojitet vetëm të përtypni një fletë çdo mëngjes.Gjithashtu konsumimi i këtij çaji mund t’ju ndihmojë edhe të rregulloni peshën trupore, shkruan Healthydefinition.com.
d-3
Ndiqni udhezimet për përgatitjen e çajit nga fletët e fikut, i cili do t’ju ndihmojë që të rregulloni presionin e gjakut dhe të pengoni sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin:
Përbërësit: Uji, disa fletë fiku.
Përgatitja: Ngrohni ujin derisa të vlojë dhe shtoni fletët e fikut. Lini të vlojnë 15 minuta, pastaj hiqni nga shporeti.
Pini së paku një filxhan të këtij çaji çdo ditë dhe do të arrini edhe të pengoni apo të shëroni problemet e frymëmarrjes, siç është bronkiti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: