TIRANE

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas refuzimit të presidentit të Republikës për të dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Përmes një postimi në Facebook,  Berisha thotë se vendimi i Metës ishte një goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob të projektit të serbomadhise në Tiranë dhe në Prishtinë.

“Por me këtë akt, shqiptarët duhet të jene të vetëdijshëm se gjarprit në Tiranë dhe Prishtinë, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat”- thotë ndër të tjera Berisha.

Statuti i plotë i Berishës:

Gjarperit iu pre bishti por duhet shtypur koka!

Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!

Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.

Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare! sb.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb