TIRANË

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj shprehet se Komisioni Europian  do të refuzojë kërkesën e Holandës, e cila është shprehur pro vendosjes.

Ai tha se “me përgjegjësi të plotë”, duke u bazuar në informacionet nga kontaktet me organet e Bashkimit Evropian, kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë do të refuzohet nga Komisioni Evropian. Ministri shtoi se nuk përmbushet asnjë nga pesë kushtet e nevojshme dhe se si rrjedhojë ka informacion që nuk do të pranohet kërkesa e Holandës.

“Kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave do të refuzohet nga KE”-tha ai.

Në emisionin “Opinion”,  Cakaj tha gjithashtu se për herë të parë, duke paralajmëruar një vendim në muajin tetor, Këshilli i Bashkimit Evropian ka vlerësuar në përfundimet e veta rekomandimin pozitiv të Komisionit për hapjen e negociatave me vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb