TIRANE

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe Presidentin e OSBE-së, njëkohësisht  Ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkët në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Në fjalën e tij, Cakaj ka folur rreth bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe vlerësimin pozitiv në rekomandime të KE për vendin tonë.

“Bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve tona. Me Lajçak folëm për situatën e brendshme në Shqipëri. Me rëndësi që zgjedhjet të mbahen më 30 Qershor. Me Lajçak folëm për sjelljen e opozitës në Shqipëri. Dhuna në protestat e opozitës, nuk i kontribuon integrimit. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reforma. Dhuna në protestat e opozitës është e papranueshme.

Është çështje e rregullative aktive që përcaktojnë karakterin e vetë zgjedhjeve në Shqipëri. Vertë raporti i fundit i Komiisionit specifikon se vetë shqipëria ka nevojë të përcaktojë një status për të ardhmen europiane. Sfida jonë ta përkthejmë vlerësimin e Komisionit në vullnet politik.”-tha Cakaj.
(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb