Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ishtë i pranishëm në punimet e ministerialit të Këshillit të Evropës në Helsinki të Finlandës. Në fjalën e tij, Cakaj tha se duhen gjetur mënyra për të forcuar Këshillin e Evropës, një organizëm i cili në themel të punës ka të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin ligjor, duke e mbështetur dhe duke gjetur mënyra për të përmirësuar më tej punën e organizatës.

“Shqipëria mbështet misionin dhe përpjekjet e Këshillit dhe kjo mbështetje, si politike dhe financiare, duhet të vijë nga të gjitha shtetet”, tha Ministri në Detyrë Cakaj në fjalën e tij.

Whatsapp Image 2019 05 17 At 13.08.32

Pasi uroi Finlandën për punën e bërë gjatë presidencës së KiE në gjysmën e parë të këtij viti, kryediplomati shqiptar vlerësoi politikat e Këshillit të Evropës në rajonin e Ballkanit.

Cakaj theksoi se kjo organizatë do të jetë edhe më e suksesshme në rajonin e Ballkanit nëse edhe Kosova behët pjesë e saj. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte në interes si të vetë Kosovës, ashtu dhe të organizatës.

Whatsapp Image 2019 05 17 At 12.31.35

Ministri në Detyrë Cakaj mori pjesë në pritjen për 70 vjetorin e krijimit të Organizatës së Këshillit të Evropës ku merrnin pjesë ministrat e jashtëm e të gjitha vendeve anëtare në këtë organizatë.

Në përfundim të Ministerialit, ministrat miratuan një Deklaratë dhe një sërë vendimesh që synojnë konsolidimin e organizatës dhe ruajtjen e karakterit gjithë-Evropian të saj.

Whatsapp Image 2019 05 17 At 12.31.14

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb