TIRANE

Presidenti i Republikës kërkon hetim parlamentar për vendimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), për të pajisur brenda 24 orëve me certificate sigurie Zv/ministrin e Jashtëm Genti Cakaj, pas propozimit të Ramës që ky i fundit të merrte postin e ministrit.

Kërkesën për hetim parlamentar kreu i shtetit ia ka drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe krerëve të grupeve kuvendore. Sipas tij, kjo certifikatë i është dhënë Cakajt më datë 4 Janar, një ditë pas aplikmit dhe fakti që verifikimi u bë në më pak se 24 orë, ngre dyshime për mungesë të kontrollit real të figurës dhe integritetit të Cakajt.

“Duke qenë se nga ky proces shqyrtues i Presidentit të Republikës, janë evidentuar shkelje të rënda në veprimtarinë e DSIK-së, Presidenti i Republikës, vlerëson të domosdoshme kryerjen e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtij institucioni mbi këtë rast. Nisur nga fakti që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar është një institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit, është e qartë se procesi i hetimit administrativ nuk mund të kryhet nga organe të tjera në varësi të Kryeministrit, pasi krijohet një situatë e pastër e konfliktit të interesit, gjë e cila mund të cenojë objektivitetin dhe cilësinë e hetimit të këtij rasti, Presidenti i Republikës, vlerëson se, për rastin konkret, Kuvendi i Shqipërisë mund të realizojë objektivisht këtë proces hetimor”

Po ashtu, Presidenti Meta thekson nevojën e kontrollit nga DSIK në vende të tjera ku ka jetuar dhe studiuar Cakaj, Kosovë, Hungari dhe Belgjikë.

“Nga këto të dhëna të administruara, provohet se procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK vetëm brenda një dite, duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat e ligjit “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: