Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka prezantuar platformën online “Ambasada ime”.

Cakaj tha se çdo shqiptar mund të shkruajë në këtë platformë për dokumente që i nevojiten, si dhe mund të bisedohet me shërbime diplomatike që ka Shqipëria në mbarë botën.

“Çdo shqiptar mund të pyesë me anë të platformës ‘Ambasada ime’ për çfarë atij i nevojitet. Shqiptarët mund të marrin dokumente, por dhe të pyesin për shërbimet diplomatike anekënd globit. “Ambasada ime” është sistem aktiv që mundëson komunikimin e konsullatave dhe qytetarëve.

Me ta mund të aplikohet për pasaportë, ID, leje kalimi apo dokuemnte të tjra, legalizime a vërtetime etj. Nuk është pikë orientuese, por u qëndron afër qytetarëve. Platforma është instalim i një ndërgjegjësimi të shërbimit diplomatik shqiptar ndaj qytetarëve. Kjo platformë jep informacion të plotë për ambasadorët e Shqipërisë”, tha Cakaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb