TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Zone e Lirë’ me Arian Çanin, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm nga presidenti Ilir Meta.

Rama tha se nuk duhet të merret seriozisht reagimi i presidentit Meta në Facebook, pasi sipas tij ai tekst mund të jetë shkruar nga bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe është jashtë kontrollit.

“Unë i kërkoj publikisht qytetarëve mos e marrin seriozisht këtë status të Metës, sepse faqen e presidentit ose e përdor doktoresha me dy “rr”, dhe ose i ka marrë passwordin dhe ka shkruar për të, ose pastaj Iliri është në atë gjendje që i bën thirrje popullit të marrë armët, sepse i hap gropën vetes në kuptimin jo dhe aq figurativ politik, ndaj nuk duhet marrë seriozisht se është totalisht jashtë kontrollit”-tha Rama.

Statusi i Metës në facebook:

  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: