TIRANE

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj tha se Shqipëria për tre muaj pret një përgjigje për hapje të mundshme të negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian. Cakaj tha se hapja e negociatave nuk bëhet me fjalë, siç mendon ndokush, por me vepra.

“Kongresi mbahet 3 muaj përpara se të jepet përgjigja për hapjen e mundshme të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Opozita e Shqipërisë sot del në rrugë për interesa personale të ngushta. Ne nuk jemi këtu për interesa të ngushta, por për interesa madhore të Shqipërisë, për hapa përpara të vendit për në BE, për një komb të bashkuar”, tha Cakaj.

Numri një i diplomacisë shqiptare tha se ka punuar dhe do të punojë që Shqipëria të përparojë në anëtarësimin për në BE, që siç tha, është ëndrra e kahershme e shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: