Austria mbështet Shqipërinë për celjen e negociatave në prag të publikimit të progres raportit të Komisionit Evropian. Kështu deklaron Ministria për Evropën e Punët e Jashtme pas takimit të Ministrit në Detyrë Gent Cakaj me homologen Karin Kneissl.

Në përfundim të takimit me homologen e tij Austriake Cakaj u shpreh se Austria do ta mbështesë Shqipërine në integrimin e saj Evropian. Gjithashtu Cakaj bëri me dije se fokusi i takimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, vecanërisht për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ministri në Detyrë Gent Cakaj, tha se Austria do t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje diplomatike dhe teknike për kryesimin e OSCE që do të marrë Shqipëria në vitin 2020.
Ministrja e jashtme e Austrisë inkurajoi Shqipërine të cojë përpara reformat e ndërmarra, reformën ne drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalën e saj Karin Kneissl tha se Austria është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë. Ajo vuri theksin në rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare vecanërisht në reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut.

Gjithashtu Kneissl vuri në dukje qasjen bashkëpunuese të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në luftën ndaj korrupsionit, trafikut të drogës dhe rritjen e sigurisë së doganave ku nënvizoi se është bërë një progress tejet i mirë. Ajo tha se qeveria Austriake do ta mbështesë Shqipërinë në keto procese. Këto procese reformuese sipas Kneissl do ta bëjnë evropen jug-lindore dhe Bashkimin Evropian më të sigurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb