BUKURESHT- Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ishte ftuar sot në Konferencën e 43-të Rajonale të Interpolit që po mbahet në Bukuresht prej datës 19 maj.

Gjatë vizitës së tij, ai zhvilloi dje një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol, Jurgen Stock. Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit ka theksuar dhe vlerësuar Policinë Shqiptare dhe rolin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Shqipëria ka rol kyç dhe ka treguar se është lider në rajon si për përdorimin dhe shfrytëzimin e bazave të të dhënave si dhe për operacionet e ndërmarra kohët e fundit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Nga ana tjetër, Stock, ka siguruar Çakon për mbështetje të vazhdueshme të Zyrës së Interpol Tirana por edhe të gjithë Policisë së Shtetit.

Drejtori i Policisë së Shtetit e ka siguruar Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit për gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të shpejtë të informacionit.

Gjithashtu Çako, i ka theksuar Stock, se prioritetet kryesore të Policisë Shqiptare, janë lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Po ashtu, kreu i Policisë së Shtetit ka shprehur mbështetjen për Zyrën e Interpol Tirana dhe gatishmërinë për ta çuar në një nivel më të lartë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: