Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i ftuar në News24, deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është kusht i panegociueshëm i protestës. Sipas tij, protesta qytetare nuk do të ndalet dhe, nëse Rama refuzon të largohet, reagimi do të përshkallëzohet.
Ai tha se, megjithëse është e vështirë të përcaktohet se kur do të japë dorëheqjen Rama, beson se kjo do të ndodhë së shpejti. Kapri u ndal edhe te situata politike dhe te presionet që, sipas tij, janë ushtruar ndaj opozitës. Ai pretendoi se deputetët e Partisë Mundësia nuk mund të shantazhohen dhe se kanë denoncuar raste që, sipas tij, lidhen me korrupsionin.
Një tjetër akuzë e Kaprit lidhej me strukturat e Partisë Socialiste. Deputeti pretendoi se Rama ka caktuar koordinatorë me synimin për të frenuar zgjerimin e partive të reja. Sipas tij, nëse kryeministri këmbëngul të mos japë dorëheqjen, protestat do të marrin përmasa edhe më të mëdha.
“Nëse Rama do të këmbëngulë që të mos japë dorëheqje, do të ketë reagim më të fortë, të ashpër. Do të ketë përshkallëzim të protestës. Nuk ka nevojë për skenarë. Rama duhet t’i bëjë hesapet mirë”, u shpreh ai. Kapri deklaroi gjithashtu se opozita është e gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe se nuk sheh shenja lodhjeje te protestuesit.
“Kjo është protesta më historike që ka ndodhur ë Shqipëri. Ishim mësuar që të shihnim protesta politike, por jo qytetare, që kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Për të pasur një sistem demokratik, ku në qendër të tij janë qytetarët, dhe jo njerëzit e korruptuar. Mund ta kemi të vështirë se kur Rama do të japë dorëheqjen, që do t ëjetë shumë shpejt. Por është vrarë frika. Njerëzit janë më të çliruar. Interesi jonë është një qeverisje me më pak pushtet, të kenë njerëzit më shumë pushtet. Të ketë mundësi ekonomike për njerëzit, jo pushtetarët. Shqiptarët janë njerëz punëtorë, dhe nuk ia dalin dot. Shehaj është përjashtuar nga Kuvendi disa herë. I kanë filmuar shtëpinë sipas një kodi mafioz. Unë jam kërcënuar nga një zyrtar i PS, bashkëshorti i një drejtoreshës që vodhi paratë e pensionistëve në Durrës. E kemi ë bërë publike bashkë me zotin Shehaj. Ne nuk na shantazhojnë dot. S’na e mbyllin dot gojën. Kemi bërë punën e disa deputetëve. Jemi të pakapur dhe shantazhuar. Ramës i ra fabula e ‘gogolit- Berisha’. Protesta ia rrëzoi gjithë narrativën. Ai vendosi dhe koordinator që të ndalë zgjerimin e partive të reja. Këtë vendosi në mbledhjen e qeverisë dhe partisë në Pogradec. Kemi dhe ne informacionet tona. Nëse Rama do të këmbëngulë që të mos japë dorëheqje do të ketë reagim më të fortë, të ashpër. Do të ketë përshkallëzim të protestës. Nuk ka nevojë për skenarë. Rama duhet t’i bëjë hesapet mirë. Kemi rezolutën e PE, që thotë; anuloni ligjin për zonat e mbrojtura. SPAK duhet të trokasë në dyert e Ramës. Ne jemi gati për zgjedhje të parakohshme. Nuk kam parë lodhje në protestë, kam parë entuziazëm. Duhet të durojmë! Dorëheqja e tij do të jetë e shpejt. Nëse Rama vendos të japë dorëheqje, minimalja që duhet të bëhet, janë zgjedhjet e parakohshme.”, tha ai.
