Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Berat, Eno Bozdo ka denoncuar sot çakullin elektoral që bashkia Berat është duke hedhur në “Lagjen e Hatillarëve”, në fshatin Moravë.
Prej dy ditësh, në këtë lagje kanë mbërritur mjetet që mbajnë mbishkrimin “Shkëlqimi 07”, të cilat po hedhin asfalt në rrugët e kësaj lagjeje, të cilat nuk kanë njohur asnjë investim prej shumë vitesh
Bozdo, duke denoncuar këtë çakull elektoral, i ka bërë apel SPAK të fillojë hetimet në lidhje me këtë rast.
Ai ka deklaruar se këto veprime janë jo vetëm shkelje të rënda por edhe një turp elektoral mes të tjerash.