Riccardo Calafiori ishte titullar për Italinë, në atë sukses 2-1 ndaj Shqipërisë në Europian. Fabio Capello, e ka vlerësuar në maksimum lojtarin e axurrëve, duke e krahasuar me Sergio Ramos.

“Më impresionoi personaliteti i Calafiorit në Dortmund. Nuk dukej fare si një debutues në Europian. Tregoi shkathtësi me topin në këmbë. Më kujtoi Sergio Ramos, i cili gjithashtu luante në krah në fillimet e tij. E më pas u shndërrua në qendërmbrojtës. Njësoj si Calafiori. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se Ramos nuk ishte aq i ashpër, u bë me kalimin e viteve”, tha Capello.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb