I intervistuar për gazetën turke Sabah, mesfushori i Inter, Calhanoglu ka folur edhe për planet e tij, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të donte të vishte fanellën e Galatasarayt një ditë.
“Jam shumë i lumtur në Inter. Atëherë nuk e dimë se çfarë na pret e ardhmja.
Do të doja të shkoja atje. Do të ishte një nder për mua të vesh fanellën e Galatasarayt një ditë” – tha ai.
Calhanoglu po luan sezonin e tij të katërt te Interi. Në këtë edicion, lojtari ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.