Hakan Çalhanoğlu foli nga grumbullimi me  Turqinë për sfidat e para të Nations League: “Në muajt e fundit mora oferta, por thashë se do të qëndroja dhe në çdo rast Interi nuk do të më linte të largohesha. Pra, siç thashë, transferimi nuk ishte parashikuar”.

Deklaratë e qartë kjo, që tregon edhe njëherë tjetër se mesfushori turk shikohet nga zikaltrit si një prej elementëve më të rëndësishëm të formacionit të Simone Inzaghit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: