CALIFORNI-Një ushtri e tërë gaforresh të kuqe, që duken si arragosta të vogla, kanë pushtuar një plazh në Californi.

Bregu i San Diegos duket i tëri i kuq nga shpërndarja e mijëra butakëve të vegjël të ngecur në rërë.

Ekspertët pranojnë që gaforret jetojnë jashtë Baja California dhe se zona e San Diegos nuk i kishte parë prej dekadash këto specie.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të rrymave të ngrohta që i kanë shtyrë ato drejt veriut. ‘Kur ato mbërrijnë afër bregut nuk mund të shkojnë më askund, sepse nuk janë shumë të aftë për të notuar drejt thellësisë’, ka shpjeguar Donna Kalez, menaxhere e Dana Wharf Sportfishing. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb