SHBA

Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në CaLiforni. Të vdekur janë 63, ndërsa numri i të zhdukurve shkon në 600. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet amerikane.

Ndër të tjera është shpallur situatë alarmante për ajrin për shkak të zjarreve.

Tymi i madh ka ndotur disa zona në qytetet e mëdha. Shkollat janë mbyllur në San Francisco, Sacramento dhe Oakland.

Autoritetet në San Francisco kanë ndërprerë edhe shërbimin me teleferik në qytet për shkak të tymit në ajrit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb