Disa shtëpi në një qytezë në Californi, janë evakuuar për shkak të rrezikut të shembjes. Banesat me pamje nga Oqeani Paqësor, janë ndërtuar mbi shkëmbinj, po tani gërryerja po i shemb me shpejtësi.


Shirat e furishëm dhe stuhitë e shkaktuara nga ‘El Nino’ kanë dëmtuar së tepërmi këtë pjesë duke rrezikuar shembjen e tyre.


Autoritetet lokale kanë urdhëruar banorët të braktisin shtëpitë e tyre.
(da.xha/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb