Policia ka nisur hetimet në lidhje me një ngjarje e cila është denoncuar në rrjetet sociale me një fenomen shqetësues i cili duket se sa po është vënë re.
Një çamçakëz qarkullon nëpër shkolla, teksa dyshohet se përgjum fëmijët të cilët e konsumojnë.
Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ka qenë një mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë e cila ka lajmëruar prindërit e nxënësve të një klase pasi ka vënë re çamçakëzin në ngjyrë jeshile të fortë i cili është konsumuar nga disa nxënës dhe më pas ata kanë pasur gjendje përgjumje.
Pas denoncimit në rrjetet sociale të këtij rasti, policia ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbuluar detaje dhe për të zbardhur rastin.
(BalkanWeb)