LONDER-Britania e Madhe do të bëjë gjithçka për të mbijetuar jashtë Bashkimit Evropian, nënvizoi sot kryeminsitri, David Cameron, një ditë para detajimit të kërkesave të tyre për reforma në një letër për presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Çështja nuk është të dish nëse ne mund të mbijetojmë jashtë Evropës. Sigurisht, ne mundemi”, theksoi ai para një grupi sipërmarrësish.

Cameron ka si qëllim të bëjë fushatë që Britania e Madhe të mbetet në BE nëse merr ndryshimet që shpreson, gjatë një referendumi që ai synon të organizojë për këtë çështje deri në fund të vitit 2017.

“Nëse Bashkimi Evropian është mjaftueshëm fleksibël ne do të qendrojmë, nëse nuk do të jetë ne do të bëjmë një pyetje shumë serioze. A është ajo për ne?, theksoi Cameron pas hapjes së konferencës së organizatës kryesore britanike CBI, anëtarët e së cilës janë të shqetësuar për një dalje të mundshme nga BE-ja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: