BRITANI- Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka paralajmëruar se ky vend do të futet në recesion, nëse voton për të dalë nga Bashkimi Evropian në referendumin e 23 qershorit. Cameron ka thënë se braktisja e bllokut 28-anëtarësh do të ishte “opsion i vetëshkatërrimit për Britaninë”.

Ai i ka bërë këto komente pasi Thesari i Britansië ka publikuar një analizë, e cila paralajmëron recesion të gjatë dhe humbje të mbi 800,000 vendeve të punës, nëse Britania del nga BE-ja. Sipas kësaj analize, dalja nga BE-ja do të ulë edhe çmimet e shtëpive midis 10 dhe 18 përqind dhe do të çojë në më shumë huamarrje publike.

Iain Duncan Smith, i cili udhëheq fushatën për dalje nga BE-ja, ka thënë se analiza është “thellësisht e njëanshme”.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: