Aktorja Cameron Diaz dhe Jamie Foxx kanë marrë rolet kryesore në komedinë e re aksion të Netflix “Back In Action”.

Projekti i filmit lidhet me një çift të martuar, Emily dhe Matt, ose Cameron Diaz dhe Jamie Foxx, ish-spiunë të CIA-s, të cilët detyrohen të kthehen në botën e spiunëve, sepse identiteti i tyre sekret zbulohet.

Përveç Diaz dhe Foxx, në këtë film kanë luajtur role Glenn Close, Kyle Chandler, Andrew Scott, Jamie Demetriou, McKenna Roberts dhe Rylan Jackson.

Planet për filmin filluan në mesin e vitit 2022 kur Diaz pranoi t’i jepte fund pauzës së saj të aktrimit.


“Back In Action” do të jetë i disponueshëm në Netflix më 17 qershor 2025.
Kujtojmë se Cameron vendosi të tërhiqej nga aktrimi për t’iu përkushtuar familjes së saj. Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj, Benji Madden dhe këtë periudhë e shfrytëzon për t’u fokusuar tek ata, por edhe për të nisur projektet e saj.

Në Samitin e Grave më të Fuqishme të Fortune, Diaz deklaroi: “Ndihesha sikur duhej ta ktheja jetën time. Ishte një vendim që duhej të merrja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb