Aktorja e famshme, Cameron Diaz shquhet pwr martesat e saj. Së fundmi, diskutohet për një fejesë të fshehtë, pasi aktorja u pa me një diamant rrezatues në gishtin e marteses. Sipas burimeve të “News Corp Australia”, besohet që i fejuari i saj mund të jetë “rock ylli” Menji Madden, pas një romance 7 mujore. Në shtator, muzikanti kishte treguar se në planet e tij afatshkurtra planifikon krijimin e familjes. Ndërkohë, konfirmimi nga ana e çiftit nuk ka ndodhur ende, megjithëse shpresohet që kjo të jetë e vërtetë, pasi shumë fansa janë kuriozë t’a shohin “mësuesen e keqe” në fustan të bardhë. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb