LONDËR– Kryeministri britanik, David Cameron bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në referendumin për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në BE, pasi një problem teknik la mijëra njerëz jashtë votimit, në prag të afatit përfundimtar të regjistrimit, që ishte mesnata e së martës.

“Nësë nuk jeni regjistruar dhe dëshironi të votoni në këtë referendum, ju duhet të vazhdoni me regjistrimin”, tha Cameron në Twitter.

“Kërkesat e shumta shkaktuan mbingarkesë të sistemit mbrëmë,” ka thënë ai duke shtuar se po zhvillohet një “shqyrtim urgjent” me komisionin zgjedhor për të lejuar më shumë njerëz të regjistrohen për votim.

Komisioni Zgjedhor tha se problemet teknike kanë ndikuar gjatë dy orëve të fundit të regjistrimit për referendumin e 23 qershorit.

Sot, komisioni i bëri thirrje qeverisë “të shqyrtojë sa më shpejt të jetë e mundur mundesine për paraqitjen e një legjislacioni i cili do të shtyjë afatin e regjistrimit”.

Thirrje për zgjatjen e afatit për regjistrim ka bërë gjithashtu edhe lideri i opozites, përfshire këtu laburistin Jeremy Corbyn.

Rreth 45 milion veta kanë të drejën e votës në këtë referendum, por pritet që shumë prej tyre të mos regjistrohen apo të mos ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Rreth 1,6 milion persona janë regjistruar online që kur qeveria nisi fushatën e saj me 15 maj.

Votuesve do t’u bëhet vetëm një pyetje: A duhet apo nuk duhet që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë si anëtare e Bashkimit Evropian?.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: