Në vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik në Tiranë, David Cameron ishte parashikuar një takim me presidentin Bajram Begaj, por nuk u zhvillua për shkak të ndryshimit befasisht të agjendës në çastet e fundit.

Cameron ndërpreu vizitën në Tiranë për shkak të mbledhjes urgjente të qeverisë në Britani.

Pasditen e së mërkurës, zyra e Cameron përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se Sekretari britanik ka telefonuar Presidentin Bajram Begaj, pas vizitës në Shqipëri.

Në postim shkruhet se David Cameron Presidentin Begajn kanë diskutuar rreth Shqipërisë dhe rolit të saj si aleate e ngushtë e NATO-s.

Postimi

Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj, sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe riafirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.

Capture
Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb