Pamjet ekskluzive të pushimeve të Camilla, bashkëshortes së princit Carlo, në Itali, janë publikuar nga revista ‘Chi’.

Dukesha e Corvovaglia ka kaluar disa ditë ne Sardenja, në bordin e një yahti me disa miq, pa bashkëshortin, i cili ka qëndruar në Londër, për shkak të disa angazhimeve zyrtare.

Në një nga fotot, e destinuara të ngjalli diskutime, Camilla shihet teksa lexon një libër, që po shkakton një stuhi të madhe në oborrin mbretëror, ‘pikërisht “The quest for Queen Mary”.

Libri është një riinterpretim, që nxjerr në dritë disa sekrete të mbajtura të fshehta për gjysmë shekulli, të biografisë zyrtare të Mary të Teck, bashkëshortja e mbretit Giorge V dhe gjyshja e mbretëreshës Elisabetta.

Krahasuar me biografinë zyrtare të publikuar në 1959 nga James Pope Hennessy, libri i ri bazohet në dëshmitë që autori në atë kohë mendonte se duhet të hiqeshin nga biografia, sepse kishin detaje të turpshme për sovranen dhe familjen mbretërore.
Këto shënime, të mbledhura nga intervistat e dhëna nga vetë pjesëtaret e shtëpisë Windsor (për këtë arsye akoma më shumë të turpshme), kanë dalë në dritë dhe hedhin hije të forta për mbretëreshën Mary, deri tani një figurë shumë e dashur për anglezët.

Sipas të përjavshmes, mbretëreshës Elisabbeta nuk do t’i pëlqejë aspak të shohë nusen e saj dhe bashkëshorten e mbretit të ardhshëm, teksa lexon një libër që vë në siklet Buckingham Palace.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb