Ivan Campo, ish mbrojtësi i Real Madridit, mendon se Iker Casillas meriton respekt. Ish mbrojtësi i Real Madridit, Campo, i ka dal në mbrojtje Iker Casillasit, i cili nuk po kalon momente të mira në Santago Bernabeu.

“Shumë gjëra janë thënë për Casillain. Ne duhet të respektojmë atë. Nuk ka rëndësi nëse Keylor qëndron, nëse De Gea vjen ose nëse Iker qëndron këtu”, tha ai.

“Ajo që ka më shumë rëndësi është që të tregojnë respektin që Casillas e meriton, dhe pastaj të shohim se çfarë do të vendos”, ka deklaruar Campo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: