Kur kanë mbetur vetëm 100 ditë nga starti i Euro 2016, UEFA ka përzgjedhur 100 yjet që duhen mbajtur nën vëzhgim gjatë evenimentit në Francë.

Mes këtyre 100 futbollistëve, të cilët pritet të spikatin në Kampionatit Europian janë edhe tre shqiptarë. Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana, portieri i Lazios, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit.

Emra të tjerë të përzgjedhur nga UEFA janë të mirënjohur, nga Andres Iniesta e Sergio Ramos te Spanja, për të vazhduar me Buffon e Verratin e Bonuccin te Italia, Gareth Bale te Uellsi, Cristiano Ronaldo e Pepe te Portugalia, Ibrahimovic te Suedia, Neuer, Ozil e Mueller te Gjermania, Rooneyn te Anglia, apo Paul Pogba te Franca, rivale e Shqipërisë në Grupin A.

Nga kundërshtarët e tjerë të kuqezinjve në Euro 2016, Zvicra me të cilën Kombëtarja do të detubojë më 11 qershor në Lens, përfaqësohet nga ylli me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: