Lorik Cana vijon të mbetet pa skuadër. Komplikohet transferimi i kapitenit të përfaqësueses shqiptare drejt Katarit, ku për shërbimet e tij ishte e interesuar El Jaish, skuadër e drejtuar nga francezi Lamouchi. Cana i mbetur jashtë grupit të Lazio-s është duke vlerësuar ofertat për të vazhduar karrierën e tij në Bundesliga apo të firmosë për një skuadër në SHBA. Në gjendjen aktuale shkruan “La Gazzetta dello Sport”, nuk parashikohet një rikthim i Canës në organikën e Lazio-s. Deri në fund të gushtit gjërat mund të ndryshojnë por për momentin Cana konsiderohet një lojtarë i lirë.
(e.shkambi/BalkanWeb)




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb