Gjiganti televiziv francez, Canal+Sport, lëshon bombën e ditës sa i përket merkatos botërore dhe që ka në thelm mbretërorët nga Madridi, Realin, që mesa duket ka ndërmend të bëjë pazar të çmendur në Angli. Kështu, pas Eden Hazard, emri i radhës që do të braktisë ishullin për t’ju bashkuar projektit të “Los Blancos”, është Momo Salah.

Canal+.
Canal+.

“Sa i takon Real Madridit dhe grupit të ri, pas Hazard, Zidan dhe Reali kërkojnë një tjetër sulmues të madh. Bëhet fjalë për Mohamed Salah. Menjëherë pas Hazardit, ky do të jetë prioriteti. Duan të ndërtojnë një tjetër trio të madhe sulmuese. Zidan nuk dëshiron më Bejlin nga e djathta, por Salah”, pohoi Filip Karajon, gazetar i Canal+.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb