TIRANE- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani shpalli sot fushatën e re të qeverisë kundër informalitetit. Sipas tij, kjo fushatë nis në kuptimin e plotë të fjalës më 1 shtator dhe ka për qëllim të luftojë shifrën prej 50% të informalitetit sot në vend.


Ky aksion nuk është i njejtë me atë të energjisë, shtoi Cani dhe ka për qëllim të informojë më shumë bizneset. Në fokus të aksionit janë bizneset e mëdha, si ato të karburanteve dhe duhanit.


“Fushata kundër informalitetit është një proces kompleks që duke u munduar ti gjejmë kohën e duhur secilit nga faktorët…Deri tani janë kontaktusr 45 mijë biznese aktive..shifrat mund të lëvizin por rëndësi ka që ne e kemi konkluzionin. Sot 1/3 e biznesit është e pafiskalizuar, ka probleme, po të përfshijmë dhe pjesën e mos lëshimit të kuponin informaliteti kap shifrën e 50%. Vetëdeklarimi është baza e këtij aksioni, që ndryshon nga ai i energjisë. Kemi zhvilluar takime me biznesin, pjesë e kësaj strategjie do të jetë edhe policia e rendit dhe ajo e krimit financiar. Kjo reformë fokusohet tek të gjitha bizneset por epiqendër është biznesi i madh, nuk do lëmë jashtë pjesë të tjera të biznesit. Kontabilistët apo audituesit e bizneseve, ata që hartojnë bilancet, bilancet e dyfishta, që sigurisht e kanë një burim, janë edhe ndërmjetësit edhe ata objekt i kontrollit”.


Cani tha ndër të tjera se do të ndëshkohen të gjithë punonjësit e tatim taksave dhe doganave që mbështesin evazionin, korrupsionin dhe kontrabandën. “Do e fusim tek krimet e rënda”,- shtoi ministri.

Ministri tha se janë 6 pyetjet të cilat do të duhet t’ju japin përgjigje bizneset.

“Qëllimi i fushatës së ndërmarrë është të nxjerrim evidenca të sakta se ku jemi. Personat që do angazhohen në këtë aksion kanë një marrëdhënie mirëkuptimi, që biznesi të na kuptojë, të trokasim derë më derë ti tregojmë ligjin, e sqarojmë mbi çështjen e fushatës Kemi një program dhe 6 pyete:
Je i regjistruar apo jo?
I ke të regjistruar apo jo punonjësit?
Ke apo s’ke kasë?
Lëshon apo jo kupon tatimor?
I afishon apo jo çmimet?

“Kjo fushatë do synojë edhe rritje të ardhurash, synojmë të fitohen rreth 330 milionë dollarë”, tha ndër të tjera Cani.

Nga të ardhurat që pritet të sjellë kjo fushatë, siç shtoi ministri “synohet të ulet niveli i taksave, borxhit publik si dhe të rriten pagat dhe pensionet, por edhe më shumë investime në shëndetësi e arsim”.

Ndërsa duke folur për të ardhurat, Ministri tha se edhe pse ato nuk kanë përmbushur pritshmërinë janë më të larta se 1 vit më parë. ‘Të ardhurat janë 215 mld lekë, 10,5 miliardë më pak se plani por 10 mld më shumë se viti i shkuar”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Etiketa: