TIRANË – Lehtësitë tatimore për bizneset kanë qënë sot në fokus të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, në të cilin, Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka mbrojtur ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republiken e Shqiperisë”.
Sipas Canit, lehtësitë që ofrohen janë: Ulet afati i garancive bankare për sipërmarrësit dhe shkurtohet koha e apelimit në Tatime nga 90 në 60 ditë Në rast të shmangies tre herë nga detyrimi, ndaj biznesit nis ndjekja penale. Gjithashtu, projektligji detyron gjykatat për publikimin e vendimeve. Ndërsa, rimbursimi i TVSH-së do të bëhet në bazë të analizës së riskut.
(ar.sh/BalkanWeb)